Ekzekutohet me 18 plumba ylli i Youtube, pasi talli bosin e kokainës

Publikuar tek: bota, më 17:50 21-12-2017 Ekzekutohet me 18 plumba ylli i Youtube, pasi talli bosin e kokainës

Një djalë i ri tepër i njohur në “Youtube”, është ekzekutuar nga mafia në Meskikë pasi ka tallur në internet, një bos të kartelit të drogës.

Adoleshenti i quajtur Juan është qëlluar më armë zjarri në një bar të Meksikës të hënën në mbrëmje.

17-vjecari ka marë 15-18 plumba në trup, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Ai ofendoi në Youtube bosin e drogës Nemesio Oseguera Cervantes i njohur gjithashtu si "El Mencho".

ef2wg34g3g.jpg

Në një video të postuar në internet ai u dëgjua duke thënë: "El Mencho mund të hajë k***".

Më vonë, ai u qëllua për vdekje nga një bandë e armatosur në një bar të Meksikës.

Një punonjës 25-vjeçar i barit u qëllua gjithashtu, i cili më vonë ndërroi jetë në spital.

Juan ishte një i ri shumë popullor në internet, ai kishte më shumë se 1.000.000 ndjekës në Facebook, si dhe 300.000 në Instagram dhe 30.000 në Tëitter.

Ai ishte i famshëm për për humorin e tij, shpesh duke postuar fotografi ku bënte humor me faktin se ishte mbipeshë.

El Mencho është një nga mafiozët më të kërkuar të Meksikës. Për çdo informacion që çon në kapjen e tij policia ka vënë në dispozicion 5 milion dollarë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jemen: Një milion njerëz të prekur nga kolera
Surprizon Ambasadorja e rëndësishme e SHBA, ja premtimi i bujshëm për shqiptarët në OKB »
Article Logic
Execution time: 0.010848999023438
array(1) { ["section"]=> string(74) "ekzekutohet-me-18-plumba-ylli-i-youtube-pasi-talli-bosin-e-kokaines-103909" }