Ekzekutohet me plumb në kokë kapo-ultrasi i Lacios, dyshime se e kanë vrarë shqiptarët

Publikuar tek: sport, më 07:35 08-08-2019 Ekzekutohet me plumb në kokë kapo-ultrasi i Lacios, dyshime se e kanë vrarë shqiptarët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur skuadrën e Lacios në Itali.

Fabrizio Piscatelli, i njohur me nofkën ‘Diabolik’ udhëheqësi i grupit 'Lazio Ultra Irriducibili', është gjetur i vdekur dje në Romë.

Mediat italiane raportojnë se Piscatelli është vrarë në një atentat mafioz, pasi është qëlluar në kokë dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Ky lajm ka shokuar Lacion dhe policia aktualisht po heton për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Në të kaluarën, Piscitelli ka qenë i burgosur për trafik droge. Për më tepër, ai u dënua gjithashtu për një incident zhvatjeje ndaj Presidentit aktual të Lacios, Claudio Lotito. Gjatë gjithë jetës së tij, tifozi i Lacios grumbulloi pasuri në shumë prej 2 milion € përfshirë makina luksoze, pasuri të paluajtshme dhe investime të kapitalit korporativ.

Sakaq, mediat italiane raportojnë se pista kryesore e hetimit të vrasjes së ultrasit të Lacios është hakmarrja për një trafik ndërkombëtar droge të përfunduar keq me mafien shqiptare.

Fabrizio-Piscitelli-Source-Gazzetta.jpg

310x0_1565202653236.piscitelli2.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071020126342773
array(1) { ["section"]=> string(92) "ekzekutohet-me-plumb-ne-koke-kapo-ultrasi-i-lacios-dyshime-se-e-kane-vrare-shqiptaret-174680" }