Ekzekutohet në atentat mafioz gazetarja që po hetonte “Panama Papers”

Publikuar tek: bota, më 18:58 16-10-2017 Ekzekutohet në atentat mafioz gazetarja që po hetonte “Panama Papers”

Gazetarja që udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në Maltë është vrarë në një atentat me bombë në makinën e saj.

Daphne Caruana Galizia u vra këtë të hënë pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”. Një shpërthim i fuqishëm me bombë shkatërroi makinën duke i marrë jetën në vend gazetares.

Ajo ishte një blogere e njohur, dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë. Politico e quante atë si “gruaja Wikileaks”.

Blogu i saj ishte një gjemb në këmbët e estabishmentit dhe vigurave të errëta të krimit që mbizotërojnë në shtetin më të vogël të Europës, shkruan Newsbomb.al.

Publikimet e fundit të saj treguan për lidhjen e kryeministrit Maltez, Joseph Muscat, dhe dy nga ndihmësit e tij më të afërt, me kompani off-shore, shitjen e pasaportave malteze dhe pagesa të mara nga qeveria e Azerbajxhanit.

drtawt34t34t4yh4trg.jpg

Asnjë grup apo person nuk e ka marrë përsipër atentatin.

Presidentja malteze Marie-Louise Coleiro Preca bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë.

“Në këto momente, ku vendi është i shokuar nga ky sulm i lig, bëj thirrje që çdokush të masë fjalët dhe të mos kalojë në gjykime por të tregojë solidaritet”, tha ajo.

Lideri i Partisë Nacionaliste, Adrian Delia, edhe ai subjekt i shkrimeve të saj invesigative, tha se vrasja ka lidhje me shkrimet e Galizias. “Kjo është një vrasje politike. Është pasojë e rrënimin të shtetit ligjor që ka ndodhur gjatë katër viteve të shkuara”.

Sipas mediave lokale, Galizia kishte denoncuar 14 ditë më parë në polici kërcënimet me vdekje në adresë të saj. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012317895889282
array(1) { ["section"]=> string(73) "ekzekutohet-ne-atentat-mafioz-gazetarja-qe-po-hetonte-panama-papers-96108" }