Ekzekutohet në banesën e tij 45-vjeçari shqiptar në Ekuador (JA SI HYNË AUTORËT NË SHTËPINË E TIJ-VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:15 21-11-2020 Ekzekutohet në banesën e tij 45-vjeçari shqiptar në Ekuador (JA SI HYNË AUTORËT NË SHTËPINË E TIJ-VIDEO)

Adriatik Tresa, një 45-vjeçar shqiptar, është ekzekutuar këtë të premte në banesën e tij në rrugën Leon Febres-Cordero të Ekuadorit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00, kur disa persona kanë hyrë në shtëpinë e 45-vjeçarit si policisë, duke pretenduar se kishin urdhër gjykate për të kontrolluar banesën e tij.

Në banesë ishte Adriatik Tresa dhe kunata e tij.

Prokurori Walter Jaramillo, i cili po drejton hetimet, shpjegoi se gruaja dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me pushkë.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas të shtënave me arme.

Sakaq, bëhet me dije se shqiptari ishte një person i njohur policinë, pasi ka qenë i arrestuar më parë.

Në vitin 2013 shqiptari është hetuar për pastrim parash, armë pa leje, drogë. Në 2017 ai ka qenë i dyshuar për vrasjen e një bashkëkombasi, atë kohë në banesën e tij u gjet një armë pa leje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Joe Biden përlotet gjatë bisedës me infermieren, kujton të birin që i vdiq nga kanceri (VIDEO)
»
Article Logic
Execution time: 0.011298894882202
array(1) { ["section"]=> string(109) "ekzekutohet-ne-banesen-e-tij-45-vjecari-shqiptar-ne-ekuador-ja-si-hyne-autoret-ne-shtepine-e-tij-video-228599" }