Ekzekutohet në mënyrë mafioze shqiptari, pista kryesore: pazaret e drogës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:48 30-11-2019 Ekzekutohet në mënyrë mafioze shqiptari, pista kryesore: pazaret e drogës (EMRI)

Një 34-vjeçar shqiptar është ekzekutuar në Itali ditën e enjte.

Mediat italiane zbulojnë se viktima është Ervin Karafili, i cili u gjet pa jetë pranë makinës së tij ‘’Volksëagen Passat’’ në komunën e Isola Rizzas të Veronës.

Babai i dy fëmijëve është qëlluar me armë zjarri në sqetull duke bërë që të shkaktohet një hemorragji e madhe, e cila i shkaktoi vdekjen e pashmangshme.

Dy ditë pas vrasjes së tij, karabinierët italianë po ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar si atentatorë të Tafilit. Autoritetet e rendit kanë marrë në pyetje dy persona, të cilët dyshohen se kanë dijeni për vdekjen e shtetasit shqiptar.

Pista kryesore e hetimit që kanë ngritur hetuesit e çështjes janë larjet e hesapeve për pazaret e drogës, pasi Tafili rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PREKËSE/ I heqin nga buka e gojës dhe ilaçet, të verbërit në Elbasan DHUROJNË para për të prekurit nga tërmeti
Mediat ndërkombëtare pas tragjedisë, i japin jehonë masave: Do fillojnë dënimet për Ndërtuesit e Arkitektët »
Article Logic
Execution time: 0.012156009674072
array(1) { ["section"]=> string(83) "ekzekutohet-ne-menyre-mafioze-shqiptari-pista-kryesore-pazaret-e-droges-emri-187888" }