Ekzekutohet nga FBI terroristi që po planifikonte të sulmonte spitalin Covid-19 në Misuri në SHBA, zyrtarët: Donte të shtypte butonin e eksplozivit

Publikuar tek: bota, më 13:20 26-03-2020 Ekzekutohet nga FBI terroristi që po planifikonte të sulmonte spitalin Covid-19 në Misuri në SHBA, zyrtarët: Donte të shtypte butonin e eksplozivit foto ilustruese

Ka dhe nga ata që në një situatë të keqe, u shkon mendja akoma më për keq. Një i ri që dyshohej se po planifikonte të sulmonte një spital që po trajton raste të coronavirusit në shtetin e Missouri u vra pas një përplasje me armë me FBI, thonë zyrtarët.

Konfrontimi ndodhi ndërsa agjentët po përpiqeshin të arrestonin 36 vjeçarin në qytetin e Beltonit, si pjesë e një investigimi për terrorizëm të brendshëm, raportoi FBI, sipas BBC.

Zyrtarët thanë se 36 vjeçari motivohej nga besimi racist antiqeveritar.

I dyshuari u identifikua nga autoritetet si Timothy Ëilson, dhe ka qenë nën survejim prej muajsh, duke e treguar si një “ekstremist të dhunshëm”, thotë FBI në një njoftim për shtyp.

Më parë ai kishte planifikuar të sulmonte një shkollë me një numër të madh studentësh me ngjyrë, një xhami e një sinagogë sipas FBI.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi kur agjentët u përgatitën ta arrestonin ndërkohë ai ishte I armatosur dhe u përpoq të shtypte një buton eksplozivi sipas dyshimit të agjentëve.

Sipas departamentit të shëndetësisë në Misuri, ka 356 raste të konfirmuara me covid-19 ndërkohë që 8 persona kanë vdekur. Në gjithë SHBA ka më shumë se 1000 të vdekur nga virusi dhe 70 mijë të konfirmuar të prekur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Sot ne shohim fytyrën e shpresës', vogëlushi shërohet nga koronavirusi
Coronavirusi: Maska nga Pekini, para nga Brukseli, të gjithë me Italinë »
Article Logic
Execution time: 0.0031299591064453
array(1) { ["section"]=> string(152) "ekzekutohet-nga-fbi-terroristi-qe-po-planifikonte-te-sulmonte-spitalin-covid-19-ne-misuri-ne-shba-zyrtaret-donte-te-shtypte-butonin-e-eksplozivit-200139" }