Ekzekutohet vrasësi serial, përdhunoi dhe vrau 11 vajza e gra, mes tyre një 8-vjeçare

Publikuar tek: bota, më 09:19 03-01-2019 Ekzekutohet vrasësi serial, përdhunoi dhe vrau 11 vajza e gra, mes tyre një 8-vjeçare Gao Chengyong

Ekzekutohet vrasësi serial në Kinë, i dënuar për vrasjen e 11 vajzave dhe grave midis viteve 1988 dhe 2002.

Gao Chengyong, i quajtur "Jack The Ripper" nga mediat kineze, vëzhgonte shtëpinë e viktimave të tij para se ti grabiste, përdhunonte dhe më pas t'i vriste.

Ai i priste fytin dhe më pas gjymtonte trupin e tyre.

Babai i dy fëmijëve u arrestua në vitin 2016 në dyqan e tij ushqimor në Baiyin.

Vrasja e parë e Gao ishte në maj 1988, vitin kur lindi edhe djali i tij. Një 23-vjeçare u gjet në Baiyin me 26 plagë me thikë në trupin e saj.

Më pas ndodhën vrasje të tjera, me të njëjtën metodë. Vrasësi shpesh synonte gratë e reja që jetonin vetëm.

Viktima më e re ishte një 8-vjeçare.

Pas sulmeve gratë në Baiyin nuk ecnin më vetëm në rrugë, por të shoqëruara nga të afërmit e tyre meshkuj.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013170003890991
array(1) { ["section"]=> string(90) "ekzekutohet-vrasesi-serial-perdhunoi-dhe-vrau-11-vajza-e-gra-mes-tyre-nje-8-vjecare-147343" }