Ekzekutoi biznesmenin Niko Goro në Himarë, autori kishte menduar vetëvrasje (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 17-10-2020 Ekzekutoi biznesmenin Niko Goro në Himarë, autori kishte menduar vetëvrasje (DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku Kliti Leka qëlloi për vdekje biznesmenin Niko Goro, ndërsa mbeti e plagosur motra e tij Eftiqi Qesko.

Kliti Leka, 53 vjeç nga Tiranë pasi vrau biznesmenin është larguar në drejtim të Livadhit, ndërsa në automjet iu gjetën dhe dy armë, një automatik dhe një pistoletë.

Ka dyshime se pas ngjarjes së rëndë, autori kishte menduar që të vrasë veten, raporton gazetari Enrik Mehmeti.

Mësohet se 53-vjeçari nuk ka shfaqur pendesë për krim e rëndë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08.55, ku Kliti Leka ka qëlluar për vdekje biznesmenin Niko Goro, ndërsa mbeti e plagosur motra e tin Eftiqi Qesko.

Niko Goron i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh Kliti Leka, pasi ky i kishte dhënë tokën biznesmenit, tokë ku ky i fundit po ndërtonte hotelin e dytë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin, kanë bërë që Leka ta ekzekutojë atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012798070907593
array(1) { ["section"]=> string(88) "ekzekutoi-biznesmenin-niko-goro-ne-himare-autori-kishte-menduar-vetevrasje-detaje-224119" }