Ekzekutoi me 3 plumba për 30 mijë euro shokun, Shqiponjat arrestojnë pas dy vitesh Artan Koçekun (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:45 12-07-2019 Ekzekutoi me 3 plumba për 30 mijë euro shokun, Shqiponjat arrestojnë pas dy vitesh Artan Koçekun (VIDEO) Angjelin Shkambi - Artan Koçeku

Policia ka arrestuar pas dy vitesh kërkim Artan Koçekun, i cili ekzekutoi me 3 plumba për 30 mijë euro mikun e tij Angjelin Shkambin.

Mësohet se në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", Koçeku ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e  D.V.P Shkodër.

Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe shtetasi  Rr. D.,  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" .

Kujtojmë se 29 vjeçari është dënuar me burg për vrasjen Shkambit në datën 17.12. 2017. 

Po ashtu në vitin 2018, Koçeku është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Shkodër/ Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “IRON HAND”

Kapet dhe ndalohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje, i cili qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.12.2017 ku ka mbetur i vrarë shtetasi A. Sh.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim,  falë informacioneve të mara në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “IRON HAND”, ku si rezultat është kapur dhe ndaluar shtetasi:

Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër.

Ky person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme "Shqiponjat", ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e  D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg".

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "pistoletë" me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip "pistoletë".

Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe shtetasi  Rr. D.,  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" .

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. Sh.  35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim", “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071649551391602
array(1) { ["section"]=> string(108) "ekzekutoi-me-3-plumba-per-30-mije-euro-shokun-shqiponjat-arrestojne-pas-dy-vitesh-artan-kocekun-video-171995" }