Ekzekutoi vrasësin e të vëllait për hakmarrje, arrestohet pas 6 vitesh 53-vjeçari (EMRI-VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:50 12-07-2019 Ekzekutoi vrasësin e të vëllait për hakmarrje, arrestohet pas 6 vitesh 53-vjeçari (EMRI-VIDEO)

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme Skënder Bakun, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një personi.

Në shtator të vitit 2013, Baku vrau Lulëzim Sherën, pasi ka dalë nga burgu ku vuajti 20 vite.

53 vjeçari, banues në Luz të Fushë Krujës, akuzohet se ekzekutoi Sherën për të marrë hakun e të vëllait të tij, Arjan Baku.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale "Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Durrës/ Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Revenge".

Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e  një personi të  dënuar për vrasje, kanë  zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Revenge", si rezultat i të cilit   u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

- Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë .

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale "Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim "dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023569107055664
array(1) { ["section"]=> string(98) "ekzekutoi-vrasesin-e-te-vellait-per-hakmarrje-arrestohet-pas-6-vitesh-53-vjecari-emri-video-172009" }