Ekzekutuan në mënyrë mafioze ish-policin, Krimet e Rënda japin vendimin për 8 anëtarët e grupit ‘Duka’

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 21-10-2019 Ekzekutuan në mënyrë mafioze ish-policin, Krimet e Rënda japin vendimin për 8 anëtarët e grupit ‘Duka’ Viktima, Santiago Malko

Gjykata e Krimeve të Rënda jep masën “arrest me burg” në mungesë për 8 anëtarët e grupit të strukturuar kriminal "Duka", të shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko.

Mësohet se masa është dhënë për Fatmir Hysenin, Leonard Dukën, Erlis Dukën, Orion Logën, Dritan Again, Ilir Selmanin, Aleksandër Maxhakun dhe  Xhoni Nica.

Raportohet se këta persona janë anëtarë të grupit të strukturuar kriminal "Duka", pjesë e të cilit dyshohet se është dhe Blendi Teta, i vetmi person i arrestuar për vrasjen e Malkos.

Grupi hetimor gjatë veprimeve procedurale ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre .

Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë për të shppallurit në kërkim për vrasjen e ish-policit në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022355079650879
array(1) { ["section"]=> string(106) "ekzekutuan-ne-menyre-mafioze-ish-policin-krimet-e-renda-japin-vendimin-per-8-anetaret-e-grupit-duka-182855" }