Ekzekutuan taksistin në Prezë, 2 vëllezërit pranojnë krimin: Po përpiqeshim të zgjidhim konfliktin, i kërkuam të mos na ngacmonte më nënën dhe motrën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 06-08-2020 Ekzekutuan taksistin në Prezë, 2 vëllezërit pranojnë krimin: Po përpiqeshim të zgjidhim konfliktin, i kërkuam të mos na ngacmonte më nënën dhe motrën 2 vellezerit e arrestuar

2 vëllezërit që u arrestuan sot për vrasjen e Abdulla Budlla, taksistit 71-vjeçar, kanë pranuar krimin para policisë.

Arsil dhe Sajmir Sherra, 20 dhe 32 vjeç, teksa kanë pranuar krimin kanë deklaruar se ishin përpjekur të zgjidhin një konflikt me viktimën.

Ata kanë thënë më tej se pak kohë më parë ishin konfliktuar fizikisht me 71 vjeçarin, pasi ai u ngacmonte nënën dhe motrën.

“U përpoqëm ta zgjidhnim konfliktin. I kërkuam të hiqte dorë nga e afërmja jonë të cilën e ngacmonte”, kanë thënë 2 vëllezërit para policisë.

Taksisti u qëllua për vdekje para 3 ditësh në Fushë-Prezë të Tiranës.

Gjatë operacionit për kapjen e autorëve, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin. 

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/ekzekutuan-taksistin-3-dite-me-pare-ne-preze-arrestohen-2-vellezerit-policia-i-kap-befasisht-gjen-dhe-makinen-e-perdorur-gjate-krimit-emrat-detaje-216241

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010318994522095
array(1) { ["section"]=> string(145) "ekzekutuan-taksistin-ne-preze-2-vellezerit-pranojne-krimin-po-perpiqeshim-te-zgjidhim-konfliktin-i-kerkuam-te-heqe-dore-nga-e-afermja-jone-216256" }