El Chapo dënohet me burg përjetë në SHBA, por vajza e tij hap linjën e rrobave me foton dhe logot e bosit të drogës

Publikuar tek: bota, më 11:15 18-07-2019 El Chapo dënohet me burg përjetë në SHBA, por vajza e tij hap linjën e rrobave me foton dhe logot e bosit të drogës

Ndërsa bosi i drogës El Chapo mësoi për vendimin se nuk do të shohë më lirinë, vajza e tij lancoi një linjë rrobash në Meksikë që kanë mbishkime të legacisë rreth babait të saj.

Duket se disa nga shenjat në rroba i përkasin kohës kur El Chapo u arratis nga burgu i sigurisë së lartë në 2001.

Alejandrina Gisselle Guzman Slazar, është vajza e 62 vjecarit, shefit të kartelit Sinaloa, që u gjykua të mërkurën dhe u dënua me burgim të përjetshëm, plus 30 vite në burgun e sigurisë së lartë në Kolorado.

Linja e saj e re, e quajtur El Chapo 701, një referencë e revistës Forbes që e renditi babain e saj si personin e 701-të e ndër më te pasurve në botë në vitin 2009, bëri debutimin në IM Intermoda, një ekspozitë fashion që mbahet në Guadalajara, sipas postimeve në median sociale. Ekspozita filloi të martën dhe do të vazhdojë deri të premten.

Alejandrina Guzman hyri live në facebook, duke filmuar një gazetare që po bënte një intervistë për dyqanin më të ri të rrobave. “Në të gjithë botën, ai është i njohur si CEO i Sinaloas dhe Lordi i Maleve. Ai është unik dhe me legjendën e vet 701” shkruan ëebsite.

Modeli Enrique Flores është nxjerrë në median sociale ndërsa ka veshur “Lord of the Mountains”. Ai në faqen e vet shkruan se është në një servis fotosh për brendin e ri të rrobave të Alejandrina Guzman, me emrin e të atit të saj.

Edhe pse Alejandrina Guzman në mënyrë të rregullt revokon babain e saj në materialet e marketingut, nuk është e qartë nëse ka bekimin e të atit për këtë linjë të re rrobash.

Në mars El Chapo nënshkroi një kontratë nga burgu në Manhatan se I jepte të drejtat e emrit të tij dhe firmën për një kompani bashkëshortes, Emma Coronel. Kompania quhet El Chapo Guzman dhe pritet që në verë të ketë linjën e rrobave tha avokati Mariel Colon Miro që është parë shpesh ulur afer me lordin e drogës gjatë seancave gjyqsore.

“Jam shumë e lumtur të fillojë këtë project që bazohet në idenë dhe konceptin që burri im kishte disa vite më pare” tha Coronel, duke shtuar se porjekti I dedikohet dy vajzave të tyre binjake.

Alejandrina Guzman është vajza e El Chapos nga martesa e tij e parë me Maria Alejandrina Salazar Hernandez. Në dhjetor 2012 ajo u deportua nga Shtetet e Bashkuara pasi u gjet fajtore në mbajtjen e një vize false.

141.jpg

 

66.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.73618006706238
array(1) { ["section"]=> string(121) "el-chapo-denohet-me-burg-perjete-ne-shba-por-vajza-e-tij-hap-linjen-e-rrobave-me-foton-dhe-logot-e-bosit-te-droges-172590" }