El Chapo shpallet FAJTOR, gjykata në SHBA merr vendimin për bosin e kartelit Sinaloa

Publikuar tek: bota, më 18:58 12-02-2019 El Chapo shpallet FAJTOR, gjykata në SHBA merr vendimin për bosin e kartelit Sinaloa

Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur si "El Chapo" është shpallur fajtor nga gjykata e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në një burg të sigurisë së lartë në SHBA.

Pas më shumë se 30 orë, juria e përbërë nga 12 persona, 8 gra dhe 4 burra, u tërhoq për të marrë vendimin ndaj bosit të kartelit meksikan Sinaloa.

61-vjeçari Guzmán akuzohej me 10 akuza si përfshirje në grup kriminal, pastrimin e parave të drogës, trafik ndërkombëtar kokaine, heroinë, marijuanë dhe drogë të tjera, si dhe përdorim i armëve të zjarrit. Ai u shpall fajtor për të gjtha akuzat dhe rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, raporton newsbomb.al.

Gjyqi ndaj El Chapo zgjati rreth 2 muaj e gjysmë me mbi 200 orë dëshmi nga 56 dëshmitarë, pjesa më e madhe trafikantë dhe bashkëpunëtorë të penduar.

Në gjyq u paraqitën edhe prova si fotografi dhe telefonata të përgjuara. E pranishme në sallën e gjyqit për të parë vulosjen e fatit të El Chapo ishte edhe bashkëshortja e tij, Emma Coronel Aispuro. El Chapo në një moment gjatë gjyqit u kthye nga ajo dhe i buzëqeshi. 29-vjeçarja i ktheu buzëqeshjen dhe vendosi dorën e saj mbi zemër.

Pala mbrojtëse i mohoi akuzat duke thënë se El Chapo ishte futut në kurth, dhe se lideri i vërtetë i kartelit Sinaloa ishte dikush tjetër.

dfgdhrdthj5tj5rj.jpg

Bashkëshortja e El Chapo

dgdfhrtjrj5j.jpg

Fotografia pas arrestimit dhe ekstradimit në SHBA

sdrgdfghdth5hj.jpg

El Chapo në qelinë e burgut

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023864030838013
array(1) { ["section"]=> string(90) "el-chapo-shpallet-fajtor-gjykata-ne-shba-merr-vendimin-per-bosin-e-kartelit-sinaloa-152528" }