‘El Chapo’, vodhi dy banka në mënyrë spektakolare me një… frut avokado (LAJMI PO BËN XHIRON E RRJETIT)

Publikuar tek: bota, më 12:40 11-06-2019 ‘El Chapo’, vodhi dy banka në mënyrë spektakolare me një… frut avokado (LAJMI PO BËN XHIRON E RRJETIT)

Një skenë e pabesueshme ka ndodhur në Izrael dhe ka shaktuar shumë të qeshura në të gjithë botën.

Një burrë 47-vjeçar në Izrael ka vjedhur dy banka brenda 5 ditësh me shumën në total prej 6.8 mijë eurosh. Ajo që është e çuditshme në këto vjedhje, është fakti që për të kërcënuar punonjësit e bankës grabitësi ka përdorur një frut avokado.

Këtë frut autori e përdori duke thënë se është një bombë dhe punonjësit e bankës e besuan me të vërtetë. Kështu 47-vjeçari vodhi të dyja bankat pa asnjë vështirësi.

Tani policia vendase e ka arrestuar pasi u zbulua identiteti i tij nga telefoni që ai përdorte. Punonjësit e bankës ngelën me gojë hapur kur lexuan lajmin që arma e përdorur ishte një frut dhe përdoruesit e internetit i dhanë pseudonimin ‘El Chapo i avokados’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022567987442017
array(1) { ["section"]=> string(103) "el-chapo-vodhi-dy-banka-ne-menyre-spektakolare-me-nje-frut-avokado-lajmi-po-ben-xhiron-e-rrjetit-167778" }