Gazeta më e madhe në Spanjë, “El Pais” i ka kushtuar një artikull të gjatë qytetit “të panjohur” të Sarandës, por jo si destinacion turistik.
Gazeta spanjolle e quan Sarandën si shtëpinë e “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balili, dhe shkruan se qyteti i vogël vetëm pak kilometra larg ishullit të Korfuzit është shndëruar në epiqendrën e trafikut të drogës.
“El Pais” shkruan se titutj hiperbolikë të mediave greke që e quajtën atë “Eskobarin e Ballkanit”, nuk ngurruan të shkruanin se ai ka mbrojtje nga autoritetet dhe politikanë të lartë shqiptarë, pretendime që u mohuan nga Ambasada shqiptare në Athinë, raporton Newsbomb.al.
“Por kjo nuk e ndaloi opozitën shqiptare ta identifikojë ministrin e Brendshëm si një nga mbrojtësit e Balilit”.
Kronologjia e gazetës spanjolle përmend më pas daljen e një video ku dukej ndër të tjerë, ministri shqiptar i financave në inagurimin e hotelit luksoz në pronësi të Balilit.
Gazeta e mbyll shkrimin duke thënë se Balili është ende në kërkim, pavarësisht disa aksioneve nga policia për kapjen e tij.
“Duke provuar nga njëra anë rrugën e vështirë në të cilën duhet të kalojnë disa shtete të Ballkanit nëse duan të hyjnë në Bashkimin Europian, dhe në anën tjetër, rolin që luan Ballkani në trafikun e drogës, armëve, makinave të luksit dhe së fundmi refugjatët. /Newsbomb.al
Autor i artikullit: MARÍA ANTONIA SÁNCHEZ-VALLEJO