Elbasan, arrestohen dy persona me drogë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:09 07-01-2018 Elbasan, arrestohen dy persona me drogë (EMRAT)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia ditën e sotme në Elbasan pasi janë sekuestruar me 29 kg drogë. 

Të arrestuarit janë shtetasit Nandi Lleshi dhe Daniel Metushi, 26 dhe 40 vjeç. Për ta rëndon akuza “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Policia po punon per zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftim i policisë:

Belsh - Elbasan

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan se në një automjet po transportohej lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë bllokimin e automjetit në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi D.M., me pasagjer shtetasin N.L., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 28 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” .

Në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e shtetasit N.L., është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kg lëndë narkotike. Gjithsej 29 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve;

N.L., 26 vjeç dhe D.M., 40 vjeç të dy banues në Lushnje

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

26169600_2089117678041259_8640444019498608762_n.jpg

26169956_2089117561374604_7648830272143388779_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089559555053711
array(1) { ["section"]=> string(51) "elbasan-arrestohen-dy-persona-me-droge-emrat-105742" }