Elbasan/ Arrestohet faturisti i OSHEE, abuzonte me faturat

Publikuar tek: aktualitet, më 19:03 17-02-2015 Elbasan/ Arrestohet faturisti i OSHEE, abuzonte me faturat

Seksioni i Krimit Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ka arrestuar një faturist të OSHEE në fshatin Gostimë.

Bedri Sina, 51 vjec, banues në fshatin Gostimë, me detyrë lexues pranë OSHEE Cërrik është arrestuar pasi dyshohet se ka mbifaturuar energjinë elektrike për një abonent në fshatin Valas të Elbasanit.

Sipas njoftimit të policisë, faturisti i OSHEE ka mbifaturuar 2600 lekë energji elektrike në dëm të shtetasit Dh.Sh, në mënyrë abuzive. Për këtë arsye pas denoncimit të kryer, policia ka vendosur të ndalojë faturistin e OSHEE në degën e Cërrikut.

Materjalet i kanë kaluar Prokrurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video e grabitjes te "Neranxi", makina me targa false
Laboratori i Xibrakës, Shqipëria kërkon ndihmën e DEA-s amerikane »
Article Logic
Execution time: 0.011188983917236
array(1) { ["section"]=> string(61) "elbasan-arrestohet-faturisti-i-oshee-abuzonte-me-faturat-3673" }