Elbasan/ Fugoni i mallrave del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset shoferi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:51 30-05-2020 Elbasan/ Fugoni i mallrave del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset shoferi Fugoni i përmbysur

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Një fugon mallrash me targë AA079NY ka dalë nga rruga duke përfunduar në përrua. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në zonën e quajtur Mirakë. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i fugonit.

Shkak i këtij incidenti që mund të kishte përfunduar tragjikisht për drejtuesin e mjetit, mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në rrëzimin e fugonit në përrua.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097620487213135
array(1) { ["section"]=> string(87) "elbasan-fugoni-i-mallrave-del-nga-rruga-dhe-perfundon-ne-perrua-plagoset-shoferi-208451" }