Në lumin Shkumbin është gjetur një kufomë e seksit mashkull, që mendohet të jete rreth 50 vjeç.
Dyshimet e para të policisë thonë se 50-vjeçari mund të ketë shkuar për peshkim .
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot -Fushë por ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka humbur jetën 50 vjeçari. Policia nuk bën me dije identitetin e kufomës ndërkohë që pritet t’i bëhet autopsia nga ana e ekspertëve mjeko-ligjor për të zbardhur më shumë detaje.