Elbasan, infektohet me Covid-19 shefi i policimit në komunitet, karantinohet drejtori i policisë së Qarkut

Publikuar tek: aktualitet, më 23:30 13-07-2020 Elbasan, infektohet me Covid-19 shefi i policimit në komunitet, karantinohet drejtori i policisë së Qarkut Ilustruese

Ka shkuar në 4 numri i të infektuarve në radhët e zyrtarëve të policisë. Së fundmi është konfirmuar pozitiv në Elbasan shefi i policimit në komunitet.

40-vjeçari është vetëkarantinuar, gjithashtu është karantinuar dhe drejtori i policisë së Qarkut, i cili në testin e parë ka rezultuar negativ. Më herët janë infektuar edhe shefi i qarkullimit rrugor dhe dy punonjës policie.

Vendi ynë regjistroi numër rekord të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit me 117 persona të prekur dhe 2 viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091590881347656
array(1) { ["section"]=> string(111) "elbasan-infektohet-me-covid-19-shefi-i-policimit-ne-komunitet-karantinohet-drejtori-i-policise-se-qarkut-213759" }