Elbasan, lajm i mirë për të sëmurët nga tumorret: Do ta marrin ilacin në spitalin e tyre, jo në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 01-02-2017 Elbasan, lajm i mirë për të sëmurët nga tumorret: Do ta marrin ilacin në spitalin e tyre, jo në Tiranë Ministri i Shendetesise Ilir Beqja duke inaguruar pavionin e kimioterapise ne spitalin e Elbasanit

Ajo që duhet të bëhet në cdo spital qyteti, më në fund mbërriti në Elbasan. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, shoqëruar nga deputeti Taulant Balla morën pjesë në hapjen e pavionit të kimioterapisë në spitalin e Elbasanit. 

Eshtë lehtësimi i udhëtimit të qindra personave, cdo javë, e cdo muaj, që duhet të ndjekin kurimin e njerëzve të tyre të dashur, duke krijuar kushtet e transportit, deri në vendosjen e datave të mjekimit për marrjen e ilaceve të kimioterapisë tek spitali onkologjik i Tiranës.

Por që prej janarit, banorët e sëmurë nga tumore të ndryshme, do të kenë mundësi marrjen e ilaceve pikërisht në qytetin e tyre.

“Po fillojmë këtë vit të mundësojmë që të sëmurët me sëmundje të rënda tumorale, një pjesë të shërbimit ta marrin në spitalet rajonale dhe të mos jenë të detyruar më që ti drejtohen vetëm spitalit në Tiranë. Përpjekje që bëjmë për të rritur shërbimin spitalor në të gjithë vendin, jo vetëm për të lehtësuar barrën financiare të familjeve, por dhe për ta ofruar sa më pranë vendbanimit” tha Beqja.

Sakaq deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se ofrimi i këtij shërbimi në Elbasan eviton sorollatjet dhe pritjet e pacientëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Unë e falenderoj Ministrin e Shëndetësisë por dhe gjithë stafin e mjekëve dhe drejtuesve të spitalit rajonal të Elbasanit që më në fund ne kemi mundësinë që këtyre pacientëve me këtë sëmundje të vështirë, betejën për jetën mos ta zhvillojnë më përmes një sorollatje rruge në Tiranë” tha Balla.

Spitali rajonal i qytetit të Elbasanit është një nga 5 spitalet ku ky shërbim ka filluar të jetë funksional.

elbasan kimio

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Krujën e bekuar, rrugës për Kala është ndërtuar ky gjigant i tmerrshëm (FOTO)
Vijon operacioni “Shënjestra” kundër grupit kriminal të Fushë-Krujës, arrestohet një tjetër pjesëtar »
Article Logic
Execution time: 0.011181831359863
array(1) { ["section"]=> string(105) "elbasan-lajm-i-mire-per-te-semuret-nga-tumorret-do-ta-marrin-ilacin-ne-spitalin-e-tyre-jo-ne-tirane-67348" }