Një incident ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, aty ku janë mbledhur të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Futbollit, ku janë përplasur midis tyre dy grupe tifozësh shqiptarë.
Grupet e tifozëve dyshohet se janë “Plisat” dhe “Mitrovica”. Dyshohet se shkak për përplasjen është bërë një shprehje në serbisht e njërit prej tifozëve nga Mitrovica. Përplasja ka ndodhur te rrethrotullimi "1 Maji" dhe si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë Ibrahim Shkupi i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit si dhe 4 tifozë të tjerë. Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe ka shoqëruar 10 persona në komisariat.