Pas një aksioni të Policisë së Elbasanit të koduar “Markata”, janë arrestuar 4 persona të cilët kishin krijuar një bazë prostitucioni në qytetin e Elbasanit.
Në pranga janë vënë shtetasja Teuta Paja, 56 vjeç që shtëpinë e saj e përdorte për prostitucion, Mehmet Çeço 62 vjeç, Aleks Duda 61 vjeç dhe Shaban Daiu 52 vjeç të cilët u gjendën në shtëpinë e 56-vjeçares.
Ndërkohë që 7 persona të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lirë. Ata janë : N.D, 78 vjeç, E.T., 50 vjeç, Q.P., 53 vjeç, A.Gj., 45 vjeç, Z.B., 56 vjeç, B.U., 54 vjeç dhe Rr.Gj.,56 vjeç. Të cilët ishin klientë të 56 vjeçares Teuta Paja dhe vajzave që ajo kishte përfshirë në rrjetin e prostitucionit.