Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi iu sekuestruan 330 gramë heroinë.
Personat e arrestuar nga policia janë shtetasit Erjon Haxhiymeri 33 vjeç dhe Endri Alimani 35 vjeç.
Dy personave u janë sekuestruar gjithashtu edhe një peshore, 120 mijë lekë dhe një automjet me targë AA 199 ES.
Haxhiymeri dhe Alimani akuzohen për “prodhim lëndësh narkotike”.