Rreth 8 milionë lekë janë vjedhur nga një pikë bastes në qytetin e Elbasanit. Vjedhja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Disa persona të paidentifikuar kanë mundur të thyejnë derën e pikës së basteve në rrugë “Qemal Stafa dhe kanë marrë kasafortën ku ndodheshin rreth 8 milionë lekë të vjetra. Policia ka nisur hetimet pas raportimit të vjedhjes për identifikimin dhe kapjen e autorëve.