Elbasani i trazuar? Gjithë QEVERIA ZBARKON në qytet! (Detaje nga ‘ahengu’ dy ditor)

Publikuar tek: politike, më 11:29 05-03-2018 Elbasani i trazuar? Gjithë QEVERIA ZBARKON në qytet! (Detaje nga ‘ahengu’ dy ditor)

Qeveria Rama 2, më datë 13 dhe 14 mars do të zbarkojë në qytetin e Elbasanit me rastin e festës së Verës.

Newsbomb.al mëson se zgjedhja e shefit të qeverisë për të kaluar ditën e verës bashkë me ministrat do të jetë pikërisht në qytetin e ballokumeve.

Kjo zgjedhje e Ramës vjen pikërisht pas sulmeve të drejtëpërdrejta bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, nën drejtimin e të cilit sipas zërave akuzues, qyteti nuk ka gjetur qetësi nga krimi.

Por mesa duket, qyteti është i qetë mjaftueshëm, aq kohë sa aty do flejnë vetë “kokat” e qeverisjes.

Ndonëse Elbasani dhe Tirana janë veç disa minuta larg, kjo falë edhe tunelit të Krrabës, qeveritarët kanë zgjedhur të mos kthehen në kryeqytet por të qendrojnë në një nga hotelet luksoze të Elbasanit.

Çështja e shpenzimeve tashmë është një temë e stërdebatuar dhe askush nga zyrtarët nuk ka marrë mundimin të bëjë transparente këtë pjesë, shkruan newsbomb.al .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01640796661377
array(1) { ["section"]=> string(84) "elbasani-i-trazuar-gjithe-qeveria-zbarkon-ne-qytet-detaje-nga-ahengu-dy-ditor-112236" }