Një elefant ka shkatërruar 100 banesa, dyqane dhe ndërtesa të tjera në Siliguri të Indisë, duke u krijuar panik panorëve të zonës për 5 orë që ka qënë jashtë kontrollit.
“Elefanti është shkëputur nga pylli që ndodhet afër me qytetin dhe përfundoi në Siliguri ku ka krijuar panik në të gjithë qytetin për 5 orë. Kafsha ka shkatërruar rreth100 banesa dhe ka dëmtuar edhe disa automjete” ka thënë Ministri i Mjedisit të Indisë, Binay Krishna Barman.
Banorët janë munduar ta përzinin elefantin duke i hëdhur gurë, por ai nuk ka ndaluar deri sa të mbrrinin në qytet specialistët të cilët e vunë në gjumë. Pak më vonë elefanti është kthyer përsëri në pyll, por shkatërrimet që ka lënë mbërapa janë të shumta.