Elektrizuese, e papërmbajtur dhe origjinale… Kush është këngëtarja që “shkundi” Sarandën këtë fundjavë (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:05 15-08-2017 Elektrizuese, e papërmbajtur dhe origjinale… Kush është këngëtarja që “shkundi” Sarandën këtë fundjavë (VIDEO)

Mosha për të duket se ka ndalur. Ajo e kupton se e elektrizon skenën, e bën të këndojë me zërin e saj dhe dhuron spektakël.

Nuk harron asgjë kur është në skenë. Energjinë, pasionin, dëshirën, zërin që nuk ka nevojë për orkestër apo look-un që e ka gjithmonë të veçantë…

I duhet veç një mikrofon në dorë për të bërë mrekullinë e për të tundur skenën e tavolinat, të të hedhë përpjetë gotat e t’i dehë ata që e dëgjojnë me zërin e saj që nuk njeh mpakje e plakje…por një zë që sa më shumë kalojnë vitet, aq më i plotë e më i bukur bëhet…

Ajo nuk njeh as kohë. Nuk di të largohet të pushojë, por fillon, vazhdon…e nuk mbaron deri në të gdhirë. Nuk ka nevojë për të treguar repertorin…e nis me fillesat e saj që në vogëli, të çon në mal e pastaj në det…të këndon për dhimbjen, por edhe për kurbetin…Kur ia nis e këndon labçe, e shkrin zërin me turmën, hyn te Shqipëria e mesme e shkon në veri…pa ndalur të çon në Kosovë…për jugun e bregun nuk njeh të dytë…

Nuk ka nevojë siç thotë dhe vetë për shalë të gjata…ka nevojë vetëm për mikrofonin, skenën e bandën e saj…Ka nevojë për publik që ndoshta nuk shkul flokët, por ama… I kacavirret stolave, tavolinave e skenës…Sepse ajo që bën në skenë, nuk ka as një moshë të caktuar…e dëgjojnë fëmijët e të rinjtë, e më së shumti e duartrokasin mesomoshat apo edhe plakat…

Sepse siç e thotë edhe vetë, ajo është Origjinale.

E tundi Sarandën këtë fundjavë nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit…Dhe nuk njohu në asnjë çast lodhje. Ka vetëm një emër që do të mbahet mend gjatë nga zërat femërorë për këtë periudhë tranzicioni pas ’90 e që nuk del më nga skena. E ka emrin AURELA GAÇE… 

 

 


video-1502783659 by newsbomb-al
video-1502783744 by newsbomb-al

 

 

 


video-1502783934 by newsbomb-al
video-1502784046 by newsbomb-al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023934125900269
array(1) { ["section"]=> string(110) "elektrizuese-e-papermbajtur-dhe-origjinale-kush-eshte-kengetarja-qe-shkundi-saranden-kete-fundjave-video-89133" }