Policia e Fierit arreston në flagrancë 2 persona, pasi tregëtonin mallra kontrabandë dhe procedon penalisht një doganier.
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin me iniciale M.B, 41 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë Doganier pranë degës Doganore Vlorë.
Pranë një qendre tregtare në Fier, gjatë kontrollit të ushtruar automjetit tip autobuz me targa AA 662 NG i shoqërisë “Alba Bus Tours” në bagazhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash industrial të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë:
- 2(dy) lavatriçe,
- 5(pesë) hekura rrobesh,
- 3(tre) fshesa me korent,
- 1(një) pompë nafte,
- pjesë të ndryshme mekanike për automjete, dhe 25 Kg detergjent të llojeve të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier pêr veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Shpërdorimi i detyrës".