Eleminatoret: Izrael-Shqipëri, 0-3

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:33 12-06-2017 Eleminatoret: Izrael-Shqipëri, 0-3

Shqipëria ka arritur të marrë dje në stadiumin "Haifa" një fitore mjaft të rëndësishme. Më në fund pas 5 takimesh pa rezultat dhe kritikave të shumta që kanë shpërthyer ndaj trajnerit apo skuadrës, djemtë e Kombëtares kanë mundur t'ua mbyllin gojën të gjithëve.

A është rikthyer sonte Shqipëria e Europianit? Kjo mbetet për t'u parë në takimet e ardhshme, por ajo që dihet dhe nuk vihet në diskutim është performanca që djemtë kanë bërë dje kundër Izraelit.

Me një Armando Sadiku tashmë një "gur i çmuar" në sulmin e Kombëtares, Hysaj me sigurinë e tij në prapavijë, apo me super pritjet e Strakoshës, mund të themi se dje ishte kthesa e shumëpritur.

Armando Sadiku arriti të shënojë dy gola mjaft të vlefshëm jo vetëm për Kombëtaren, por për të gjithë tifozët që kanë pritur këto emocione. Ndërsa Memushaj vendos ta dërgojë "nokout" skuadrën kundërshtare pas një aksioni mjaft të bukur të nisur me Hysaj dhe Cikalleshi. Shqipëria feston dhe kap vendin e tretë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15600299835205
array(1) { ["section"]=> string(38) "eleminatoret-izrael-shqiperi-0-3-82119" }