Kreu i Qarkut të Kukësit, Ibsen Elezi, në një delkaratë për media ka dhënë alarmin e rrezikut të përhapjes së epidemive si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm.
Sipas Elezit, rreth 20 mijë banorë të Kukësit dhe zonave përreth kanë mbetur pa ujë të pijshëm çka rrezikon edhe shpërthimin e epidemive. Elezi shprehet se situata është alarmante ndërsa policia po punon për prerjen e lidhjeve të paligjshme.