Televotimet e zbarudhura nga faqja zyrtare e Eurovision, tregojnë se votat e dhëna nga juritë, të paktën në rastet më flagrante si në Itali, Zvicër dhe Greqi, nuk përputhen fare me votat e dhëna masivisht nga qytetarët e këtyre shteteve nëpërmjet televotimit.
Në Itali dhe Zvicër, Elhaida është renditur e para nga televotuesit. Në Greqi e dyta dhe në Gjermani e 6-ta. Por duket se preferencat e qytetarëve të shteteve përkatëse nuk janë marrë fare parasysh nga juritë.
Eurovisioni ka penalizuar Malin e Zi dhe Maqedoninë sepse ka marrë parasysh vetëm votat e teleshikuesve, por a duhe të penalizojë edhe këto shtete që nuk kanë marrë parasysh votat e teleshikuesve, pra duke bërë të kundërtën?
{gallery}sadads{/gallery}