Elhaida Dani gati për tregun amerikan, firmos kontratën me Universal Music

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:46 19-12-2015 Elhaida Dani gati për tregun amerikan, firmos kontratën me Universal Music

Elhaida Dani më në fund ka thyer heshtjen dhe tashmë po bëhet gati për të hyrë në tregun amerikan dhe ndërkombëtar të muzikës.

Dani ka firmosur kontratë më Universal Music Group, që është një korporatë amerikane me bazë në Francë.

Aktualisht këngëtarja shqiptare ndodhet në Paris dhe po punon për këngën e saj të re.

Elhaida Dani ndonëse në një moshë të re ka ngritur një karrierë të suksesshme në tregjet muzikore shqiptare dhe italiane, ndërsa pjesëmarrja e saj në Eurovision e bëri të njohur për një publik më të gjërë europian.

Fituesja e “The Voice of Italia” mesa duket po kërkon tashmë për sfida të reja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007159948348999
array(1) { ["section"]=> string(79) "elhaida-dani-gati-per-tregun-amerikan-firmos-kontraten-me-universal-music-28145" }