Bashkëshortja e Princit Leka Zogu, Elia Zaharia Zogu, ka uruar një javë të bukur e të mbarë për të gjithë, me një foto shumë speciale.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një fotografi ku duket se mban shtrënguar në krah princeshë Geraldinën e vogël.
E ulur në stol me gjelbërim rrethuar, Elia shihet se ka veshur një bluzë të njejtë me kostumin e vajzës.
“Javë sa më e bukur nga ne të dy shoqet që vishemi njësoj”, shkruan ajo krahas fotos.