Elia Zogu, bashkëshortja e Princ Lekës sjell një PËRRALLË për Mbretëreshën Geraldinë: Hulumtova te kujtimet e saj

Publikuar tek: kulture-art, më 18:21 09-11-2019 Elia Zogu, bashkëshortja e Princ Lekës sjell një PËRRALLË për Mbretëreshën Geraldinë: Hulumtova te kujtimet e saj

Vetëm dy ditë na ndajnë nga Panairi i Librit dhe surprizat nuk kanë të ndalur.

Pas shumë personazheve të njohur, këtë herë ka qenë Princesha Elia Zaharia Zogu që ka njoftuar publikimin e librit të saj ‘Trëndafili i bardhë’.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo tregon se në libër do të pasqyrohet historia e Mbretëreshës Geraldinë, sjellë në formën e një përralle.

Elia shprehet se për të shkruar ‘Trëndafilin e bardhë’ i janë dashur dy vite, në në të cilat ka hulumtuar në kujtimet e shkruara nga Mbretëresha, në fotot e saj dhe në kujtimet e bashkëshortit Princ Lekës.

 ‘Të dashur miq, me shumë emocion ju komunikoj ardhjen për lexuesit e vegjël të përrallës sime Trëndafili i Bardhë. Kjo përrallë i kushtohet Mbretëreshës Geraldine dhe jetës së saj nga fëmijeria deri në kurorëzimin në martesë me Mbretin Zog I. E kam shkruar me shumë dashuri, duke hulumtuar në kujtimet e saj të shkruara, në fotot e saj aq frymëzuese, në kujtimet e Princ Lekës që u rrit nën përkujdesjet e saj. Për dy vite rradhazi, së bashku me mikeshën time të zemrës Ledia Kostandini kemi bashkëpunuar intensivisht, dhe ajo ka sjellë mjeshtërisht ilustrimet më të bukura që mund të ëndërroja, duke i dhënë jetë çdo fantazie timen! Pa të kjo përrallë nuk do kishte kurrë këtë ndjeshmëri. E falenderoj Ledian time me gjithë zemër, për talentin e saj dhe gjithë përkushtimin gjatë këtij krijimi. Përralla e Trëndafilit po botohet nga shtëpia botuese Albas nën kujdesin e Rita Petros, e cila më ka mbështetur me shumë besim që në leximin e pare. Trëndafili i Bardhë do t’ju presë në Panairin e librit duke filluar nga data 13 nëntor’, shkruan Elia Zaharia Zogu.

Screenshot_3.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074610710144043
array(1) { ["section"]=> string(118) "elia-zogu-bashkeshortja-e-princ-lekes-sjell-nje-perralle-per-mbretereshen-geraldine-hulumtova-te-kujtimet-e-saj-185297" }