“Elif” pak ditë pas divorcit me aktorin, në një lidhje të re me futbollistin (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:26 06-02-2017 “Elif” pak ditë pas divorcit me aktorin, në një lidhje të re me futbollistin (FOTO)

Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun, e njohur si “Elif” në serialin më të fundit të transmetuar dhe në Shqipëri, "Diamante dhe Dashuri",  duket se është përfshirë në një lidhje të re dashurie me ish-futbollistin Kutluay vetëm pak ditë pas divorcit të saj nga bashkëshorti që kishte prej 6 vitesh. 

Divorci me ish-bashkëshortin e saj bëri bujë në të gjithë mediat turke, por jo vetëm.  Dyshimet për lidhjen e re i shtoi vetë futbollisti, kur refuzoi të përgjigjej para gazetarëve në lidhje me thashethemet e dala së fundit për të dhe aktoren simpatike.

Tuba ka dy vajza binjake nga martesa e saj, për të cilat kujdeset aktorja. Aktualisht Tuba po punon me një tjetër serial ku është protagoniste bashkë me aktorin turk Kivanc Tatlitug.  

cwecw.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018902063369751
array(1) { ["section"]=> string(84) "elif-pak-dite-pas-divorcit-me-aktorin-ne-nje-lidhje-te-re-me-futbollistin-foto-67887" }