Eliminimi i kreut të ISIS, shërbimi inteligjent irakian ndihmoi në gjetjen e Al-Bagdadit (DETAJE)

Publikuar tek: bota, më 18:41 17-11-2019 Eliminimi i kreut të ISIS, shërbimi inteligjent irakian ndihmoi në gjetjen e Al-Bagdadit (DETAJE) Lideri i ISIS, Abu Bakr Al-Bagdadi

Sipas medias ndërkombëtare CNN, shërbimi inteligjent irakian ka gjurmuar liderin e ISIS, Abu Bakr Al-Bagdadin prej vitesh të tëra përpara se ai të eliminohej fizikisht.

Pas arrestimit në muajin maj të këtij viti të njërit prej vëllezërve të Al Bagdadit, Mohamed Ali Sajet Al-Zubaei, kreut të ISIS iu thye një ndër njerëzit të tij më besnik.

Al-Zubaaei iu bashkua ISIS-it në vitin 2015 dhe ishte një ndër informatorët më të besueshëm të Al-Bagdadit.

Kreu i Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake në Irak, gjeneral Saad Al Allaku, u shpreh për korrespondentin e CNN se ishte një taktikë e inteligjencës irakiane që të ndiqeshin dhe të kapeshin njerëzit më besnik të Al-Bagdadit, duke e izoluar këtë të fundit, transmeton newsbomb.al.

Inteligjenca ushtarake irakiane filloi operacionin ‘Falcon Eye’ kundër Al-Bagdadit pasi ai shpalli kalifatin e ISIS nga Mosuli.

Al-Zubaaei e kishte ndihmuar al-Bagdadin që të shmangte autoritetet gjatë kohës kur ai udhëtonte. Pasi ai vetë u kap nga inteligjenca irakiane në periferi të Bagdadit në maj të 2019-tës, ai dha informacione thelbësore për vendndodhjen dhe lëvizjet e Al-Bagdadit.

Krahu i djathtë i Al-Bagdadit, Al-Zubaaei, gjithashtu deklaroi përpara agjentëve se lideri i ISIS mund të ishte në Idlib në Siri.

Iraku ndau informacionin me forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA në Irak dhe në Siri, dhe më pas CIA dhe njësitë e tjera të SHBA-së morën drejtimin e operacionit, duke punuar kryesisht edhe me Forcat Demokratike Siriane për të gjetur Al-Bagdadin, transmeton newsbomb.al.

Al-Bagdadi vdiq së bashku me dy fëmijët që ai kishte marrë me vete gjatë një sulmi nga forcat speciale të SHBA-së në periferi të Bari’shas, një fshat afër Idlib në muajin tetor.

Operacioni ‘Falcon Eye’ i inteligjencës irakiane ishte misioni për të gjetur Al-Bagdadin. Operacioni zgjati më shumë se pesë vjet.

Iraku kishte ndjekur liderin e pakapshëm të ISIS-it që kur Al-Bagdadi shpalli të ashtuquajturin kalifatin islamik nga Xhamia e Madhe në Mosul në korrik 2014.

Detajet e misionit të koduar ‘Operacioni Falcon Eye’, u grumbulluan nga redaksia e CNN marrë nga oficerët e inteligjencës ushtarake Irakiane, transmeton newsbomb.al.

Shefat e inteligjencës së Irakut thanë që al-Bagdadi vazhdoi të lëvizte në shkretëtirën siriane midis Palmyras dhe Homsit deri të paktën në mars të këtij viti, para se të shkonte drejt veriut, ku edhe u lokalizua nga forcat amerikane./Newsbomb.al

idlib.jpg

direkt.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15028882026672
array(1) { ["section"]=> string(101) "eliminimi-i-kreut-te-isis-sherbimi-inteligjent-irakian-ndihmoi-ne-gjetjen-e-al-bagdadit-detaje-186223" }