Elisabeta, monarkja më jetëgjatë në fronin britanik, i ka sjellë Anglisë shumë të ardhura

Publikuar tek: bota, më 13:06 07-09-2015 Elisabeta, monarkja më jetëgjatë në fronin britanik, i ka sjellë Anglisë shumë të ardhura Mbreteresha Elisabeta II

Pas dy ditësh do të jetë Monarkja më jetëgjatë në Fron në historinë e Britanisë së Madhe, një event që do të celebrohet me homazhe në gjithë vendin. 

Por Mbretëresha Elizabet, duhet të falenderohet edhe për të gjithë paratë që vendi ku ajo mbretëron fiton pikërisht prej faktit të monarkisë. Sipas një studimi të botuar nga Times në Londër, vlera e kontributit që mbretëresha Elisabet i ka dhënë ekonomisë nacionale në 63 vjet është 57 miliardë stërlina, që janë gati 80 miliardë euro.

Një raport i Brand Finance, një agjenci e specializuar në vlerësimin e brandeve dhe kompanive, mbërrin në këtë shifer, për shkak të rolit promovues që Madhëria e Saj ka në sektorin e turizmit, publicitetin që ka Royal Ëarrant, marka e kualitetetit të shtëpisë mbretërore dhe prodhimi i artikujve të ndryshëm apo të ardhurat nga Croën Estate që është shoqëri që administron prona të paluajtshme dhe të tjerë të ardhura të Windsor.

Sipas ekspetëve nga pikëpamja ekonomike, Mbretëresha I ka dhënë më shumë Mbretërisë së Bashkuar sesa ka marrë prej shtetit.

Për nder të jetëgjatësisë në fron, që do të mbahet të mërkurën pasdite, nuk do të ketë festime zyrtare nga ana e Elisabetës së II, ndërkohë që është ende me pushime në Balmoral në Skoci. Por atë ditë do të shkojë të inaugurojë një hekurudhë dhe minimalisht do të përshëndesë njerëzit. Një sondazh i Sunday Times e ka përzgjedhur si monarken britanike më popullore të të gjithë kohërave, me 27 përqind të preferencave, ndërsa më pas vjen me 13% Elisabeta I dhe 12 përqind mbretëresha Vittoria. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011492967605591
array(1) { ["section"]=> string(93) "elisabeta-monarkja-me-jetegjate-ne-fronin-britanik-i-ka-sjelle-anglise-shume-te-ardhura-20169" }