Eliza Dushku i bashkohet lëvizjes pro emigrantëve: Jam shqiptare krenare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:55 01-06-2016 Eliza Dushku i bashkohet lëvizjes pro emigrantëve: Jam shqiptare krenare

Aktorja Eliza Dushku i është bashkuar lëvizjes pro emigrantëve në SHBA. Qershori është muaji i të kaluarës emigratore në këtë shtet dhe Dushku është bashkuar me nismën “I am an immigrant”.

“Më shumë se kurrë është e rëndësishme të qëndrojmë së bashku. Jam krenare që jam pjesë e kësaj lëvizjeje. Ne të gjithë kemi pjesën tonë në historinë amerikane, pavarësisht se jemi emigrantë të rinj, të lindur në këtë tokë, pasardhës të skllevërve apo të atyre që kanë ardhur në kombin tonë për të kërkuar një jetë më të mirë. Shqiptare, daneze, amerikane, krenare”, shkruan Dushku.

Aktorja e njohur ka prejardhje shqiptare nga babai i saj dhe daneze nga nëna. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01770281791687
array(1) { ["section"]=> string(77) "eliza-dushku-i-bashkohet-levizjes-pro-emigranteve-jam-shqiptare-krenare-42163" }