Elon Musk: Lufta e Tretë Botërore mund të më prishë ëndrrën për të kolonizuar Marsin

Publikuar tek: bota, më 16:08 14-12-2015 Elon Musk: Lufta e Tretë Botërore mund të më prishë ëndrrën për të kolonizuar Marsin

Manjati i teknologjisë, shefi i Tesla Motors dhe SpaceX, Elon Musk, në një intervistë për “GQ” ka shpjeguar disa nga vështirësitë më të mëdha për projektin e tij ambicioz: të krijojë një komunitet banimi me njerëz në planetin e kuq.

Së pari, Musk tha se njerëzit mund të mos kenë teknologjinë që do t’i çojë në Mars.

“Ka një dritare që mund të hapet për një kohë të gjatë, nga e cila do të kemi mundësi për të krijuar një bazë të vetëqëndrueshme në Mars, përpara se të ndodhë diçka këtu në Tokë dhe ta kthejë teknologjinë pas”, tha ai.

Elon Musk u shpreh gjithashtu se kishte frikë që “Lufta e Tretë Botërore” do mund të ndikonte në progresin teknologjik.

“Unë nuk mund ta mohoj mundësinë për një Luftë të Tretë Botërore”, tha Musk. “Ju e dini se vitin 1912 ata e kishin shpallur epokë të re të paqes dhe prosperitetit, duke thënë se ishte epoka e artë dhe lufta kishte mbaruar. Por Lufta e Parë u pasua nga Lufta e Dytë Botërore dhe nga Lufta e Ftohtë. Pra mendoj se duhet të kuptojmë që ka një mundësi për luftë botërore, dhe nëse do të ndodhëm ajo do të jetë më e keqe se çdo gjë që ka ndodhur më parë. Le të themi se do të përdoren armët bërthamore. Mund të ketë më pas ngritjen e një lëvizjeje të fuqishme kundër teknologjisë. Ka një rritje të ekstremizmit fetar. Si për shembull, a po rritet ISIS?”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020595788955688
array(1) { ["section"]=> string(89) "elon-musk-lufta-e-trete-boterore-mund-te-me-prishe-endrren-per-te-kolonizuar-marsin-27751" }