Elona Agolli rrëfen arsyet e postimit në Facebook: Dritëroi është mirë, moment dobësie i imi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 25-01-2017 Elona Agolli rrëfen arsyet e postimit në Facebook: Dritëroi është mirë, moment dobësie i imi

I përhumbur, me sytë gjysmë të mbyllur, pyetjes sime "Hë o babush, çfarë mediton?”, i përgjigjet: "Po mendoj për një perspektivë pa frymën. Eshtë mirë, është në shtëpi. Kështu tha dje e bija e Dritëro Agollit për të atin e pyetur nga "GSH” pas lajmeve për përkeqësimin e shëndetit shkrimtarit, çka u nxit nga një postim.

Elona Agolli sqaroi se statusi i saj në rrjetin social “Facebook” ishte veçse një çast dobësie, këto ditë që ajo është në Londër.

"Ishte vetëm një postim në një moment dobësie, pasi më merr malli më shumë kur jam larg, meqë kur jam në Shqipëri, shkoj çdo ditë e rri me të, lexojmë poezitë. Edhe në postim, unë nuk kam nënkuptuar që është i sëmurë. Sigurisht, e ndjej trishtimin, pasi në moshën që është babai, unë çdo ditë kur largohem nga ai ndjehem në faj. E pyetur se çfarë është errësira me të cilën lufton Drotëroi, e bija, Elona tha dje për "GSH” se, "ai natën e ka tmerr, thotë më ngjan si një buldozer që më shtyp. Por me ardhjen e agimit, babai qetësohet, siç edhe jam shprehur kur them ‘ti pret dritën’".

Vajza e poetit, ndërsa ndodhet jashtë vendit për punë, thotë se "unë ngaqë di mendimet e përjetimet e babit kur bie muzgu e errësira, jetoj me mendimet e përjetimet e tij. Dhe kaq. Thjesht dashuri e qashtër bije, si çdo bije që do atin pa fund, njerëzisht e pafundësisht. Ajo shton se Dritëroi madje e ka porositur para se të udhëtonte për penë e bojë, pasi ai ende shkruan. Madje edhe më herët, Elona ka shkruar: "Sa e sa poezi të shkruara për natën nga ati im! 'Veçanërisht tani që nuk shkruaj si më parë, nata më ngjason me një buldozer që më afrohet për të më shtypur — më përsëriste para dy netësh. 'Ah sa inat e kam natën, tmerr e kam' — thoshte. Si do shpëtoj dhe sonte nga kjo natë?!”.

Shkrimtari festoi 85-vjetorin e tij të lindjes në tetor të vitit të shkuar, me ç'rast u mbajtën një sërë aktivitetesh nga institucionet shqiptare dhe u botuan tri drama të panjohura e një libër me poezitë e tij të fundit, titulluar "Prit edhe pak” — poezi që kanë qenë në dorëshkrim dhe botoheshin për herë të parë dhe shumë prej tyre qenë poezi dashurie. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077619552612305
array(1) { ["section"]=> string(96) "elona-agolli-rrefen-arsyet-e-postimit-ne-facebook-driteroi-eshte-mire-moment-dobesie-i-imi-66592" }