Elton John ndërpret performancën në Zelandën e Re, i ikën zëri dhe përlotet (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:52 17-02-2020 Elton John ndërpret performancën në Zelandën e Re, i ikën zëri dhe përlotet (Video) Elton John

Elton John e ka ndërprerë koncertin e tij në Zelandën e Re, për shkak të një pneumonie.

72-vjeçari humbi zërin në mes të koncertit në Mount Smart Stadium të Auckland.

"Unë e kam humbur plotësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj, më duhet të iki. Më vjen keq", i tha ai të pranishmëve. 

Gjatë këtij momenti ylli anglez shpërtheu në lot duke u mbështetur në piano.

Publiku ka duartrokitur këngëtarin anglez duke i dhënë mbështetje të madhe ndërkohë që ai po largohej nga skena. 

Më parë ai i tha turmës se ishte diagnostikuar me pneumoni.

Menjëherë pas largimit nga skena, Elton John u kërkoi falje fansave të tij me anë të një postim prekës në 'Instagram'.

"Unë luajta dhe këndova me zemër, derisa zëri im nuk mundi të këndonte më. Jam i zhgënjyer dhe shumë i mërzitur. Unë dhashë atë që kisha. Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që treguat gjatë performancës së sotme. Unë ju jam përjetësisht mirënjohës. Dashuri, Elton xx”, shkroi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087339878082275
array(1) { ["section"]=> string(87) "elton-john-nderpret-performancen-ne-zelanden-e-re-i-iken-zeri-dhe-perlotet-video-195546" }