Elton John nis turin e fundit të karrierës së tij

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:25 09-09-2018 Elton John nis turin e fundit të karrierës së tij

Tre orë spektakël me 23 këngë, pa të ftuar special dhe me vetëm pesë minuta pushim, ky është formati se si këngëtari i madh britanik Elton John ka vendosur të mbyllë karrierën.

Këtë të shtunë, në Pennsylvania të SHBA-ve nisi koncerti i parë i turit të fundit “Farewell Yellow Brick Road”.

John kujton me dashamirësi vitet kur jepte koncerte në mbarë botën dhe u drejtohej adhuruesve të tij me fjalët: “Sa më pëlqen të regjistroj në studio, por asgjë nuk është njësoj si të luash përpara një audience me qenie njerëzore...kanë kaluar rreth 50 vjet, dhe ju keni qenë madhështor”.

John, sot 71 vjeç, thotë se duhet të shpenzojë më shumë kohë me familjen, bashkëshortin e tij dhe dy djemtë. Koncerti i tij përfundon në shtator të 2019-ës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmenduri dhe skena intime, i dashuri i Dua Lipës publikon FOTOT e nxehta
Olti Curri ironizon njëherazi Luana Vjollcën dhe Ledri Vulën, komenti epik »
Article Logic
Execution time: 0.011785984039307
array(1) { ["section"]=> string(56) "elton-john-nis-turin-e-fundit-te-karrieres-se-tij-133745" }