Elvis Naçi jep lajmin e madh, mblidhen në kohë rekord lekët për shërimin e të riut

Publikuar tek: aktualitet, më 20:59 18-09-2019 Elvis Naçi jep lajmin e madh, mblidhen në kohë rekord lekët për shërimin e të riut Elvis Naci me babain e Egzon Kryeziut, pasi i ka dhene lajmin se jane mbledhur leket per sherim

Imami Elvis Naçi ka dhënë mbrëmjen e sotme një lajm të gëzueshëm për të gjithë, duke bërë të ditur se janë mbledhur lekët për shërimin e të riut shqiptar Egzon Kryeziu.

“Lajm i Madh dhe i Gëzueshëm! Sot pata babain e Egzonit, mes loteve dhe emocioneve i dhashe lajmin se Shqiptaret kane siguruar shumen prej 30 mije Euro per sherimin e Egzonit. Lusim Zotin t’i shperbleje bamiresit dhe Egzoni te sherohet sa me pare. Faleminderit te gjitheve, emisionit Stop, portaleve, te gjithe Shqiptareve qe e shperndane lajmin dhe qendruan prane me lutje per Egzonin. Zoti ju begatofte!”, shkruan Elvis Naçi, ndërsa ndan dhe foto me babain e Egzonit, pasi i ka dhënë lajmin se janë mbledhur lekët që i duheshin për kurim në Turqi.

Pak ditë më parë, imami i njohur e bërë të ditur lajmin, ndërsa shuma prej 30 mijë eurosh është mbledhur në kohë rekord. Një falenderim i madh nga Elvisi shkon për gjithë bamirësit dhe të gjithë shqiptarët që u sensibilizuan për rastin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11866497993469
array(1) { ["section"]=> string(88) "elvis-naci-jep-lajmin-e-madh-mblidhen-ne-kohe-rekord-leket-per-sherimin-e-te-riut-178938" }