Newsbomb.al pak më parë publikoi rezultatet e votimeve për personazhin e vitit.
Mes 10 të nominuarve, bamirësi Elvis Naçi u zgjodh si personazhi i vitit nga lexuesit tanë.
Janë gjithsej 18 mijë e 756 vota që kanë shkuar për personazhet e përzgjedhur nga redaksia nga të cilat 4772 vota vetëm për Elvis Naçin, kreun e një fondacioni bamirësie, i cili u erdhi në ndihmë të prekurve nga tërmeti me “Shqiptarët për shqiptarët” duke mbledhur një shifër rekord donacionesh.
Ju ftojmë të ndiqni video-mesazhin e Nacit për të gjithë shqiptarët.