Emergjenca amerikane i kërkon Pentagonit 100 mijë qese morgu

Publikuar tek: bota, më 18:58 02-04-2020 Emergjenca amerikane i kërkon Pentagonit 100 mijë qese morgu SHBA, foto ilustruese

Vetëm dy ditë pasi imunologët amerikanë paralajmëruan se numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA mund të kalojë 100 mijë, Pentagoni ka konfirmuar se FEMA i ka kërkuar 100 mijë qese për trupat e pajetë.

“Departamenti i Mbrojtjes dhe Agjensia e Logjistikës së Mbrojtjes kanë një marrëveshje afatgjatë me FEMA për të siguruar mallra nga partnerët kryesorë gjatë operacioneve të reagimit ndaj krizave”, tha zëdhënësi i Pentagonit Mike Andrews.

“Aktualisht DLA po i përgjigjet kërkesës së FEMA për të blerë 100 mijë qese morgu për të përballuar emergjencat në emër të agjencive shtetërore të shëndetit”, tha ai në një e-mail për mediat amerikane.

Të martën, Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Trump se më shumë se 100,000 njerëz në SHBA mund të vdesin nga koronavirusi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097141265869141
array(1) { ["section"]=> string(67) "emergjenca-amerikane-i-kerkon-pentagonit-100-mije-qese-morgu-201109" }