'Emergjencë kombëtare'/ Britania nën ujë! Kjo është përmbytja më e madhe pas 200 vitesh (Foto)

Publikuar tek: bota, më 16:31 18-02-2020 'Emergjencë kombëtare'/ Britania nën ujë! Kjo është përmbytja më e madhe pas 200 vitesh (Foto) Përmbytjet në Britani

Britania po përballet me përmbytjet më të këqija në këto 200 vitet e fundit.

Parashikuesit paralajmëruan se shumë qytete, tashmë nën ujë, duhet të përgatiten edhe për katër ditë të tjera me shi.

0.jpg

Qytetarët janë të përgatitur për një situatë të keqe në vazhdim, pasi pritet që në 24 orët e fundit niveli i reshjeve të shiut të shtohet edhe disa centimetra në një pjesë të madhe të Uellsit dhe në veri-perëndimit të Anglisë, zona të cilat tashmë janë 'goditur' nga stuhia Dennis.

qeni_copy.jpg

Qindra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre që nga goditja e stuhisë Denis të dielën, ndërkohë që pesë njerëz kanë vdekur pasi u goditën nga pemët që ranë, si dhe nga përmbytjet.

shkop.jpg

York-u godit nga përmbytja, si dhe Sheffield dhe Leeds.

ghcgfhf.jpg

Ekzistojnë ende 350 paralajmërime për përmbytje në mbarë vendin, përfshirë gjashtë paralajmërime të rënda 'për jetën', për komunitetet që jetojnë pranë lumit Severn.

kanoe.jpg

Kryeministri Boris Johnson deri më tani nuk ka në plan të vizitojë ndonjë nga zonat e shkatërruara nga përmbytja, shkruan Daily Mail.

makina_copy_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mungesa e furnizimeve nga koronavirusi, në Japoni vidhen maskat mbrojtëse
Përdhunoi dhe goditi tetë herë me thikë shoqen e klasës, burgoset 19 vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.011466979980469
array(1) { ["section"]=> string(95) "emergjence-kombetare-britania-nen-uje-kjo-eshte-permbytja-me-e-madhe-pas-200-vitesh-foto-195654" }