Emërim i bujshëm, ja detyra që merr prokurorja e 'hekurt' e dosjes Tahiri

Publikuar tek: barometri, më 08:26 02-08-2018 Emërim i bujshëm, ja detyra që merr prokurorja e 'hekurt' e dosjes Tahiri

Dritan Rreshka, prokurori i komanduar i Tiranës është shkarkuar dje nga detyra pasi nuk kaloi vettingun.

 

 

Sakaq, në vend të tij është emëruar Elisabeta Imeraj, prokurorja e dosjes “Tahiri” e njohur për qendrimet e saj të forta gjatë seancës së përballjes me ish-ministrin e Brendshëm.

Imeraj është komanduar sot në detyrë nga kryeprokurorja Arta Marku dhe ka pranuar propozimin e postit të rëndësishëm.

Imeraj është nga Tropoja, nënë e dy fëmijëve.

Ajo ishte prej vitesh prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda si një  ndër të paktat gra në këtë institucion, e cila spikati veçanërisht në diskutimin mbi çështjen Tahiri.

Theksojmë se Imeraj është prokurorja edhe e çështjeve të mëdha, mes të cilave ajo e Shullazit, apo e 9 imamamëve të akuzuar për terrorizëm, për të cilët kërkoi 126 vjet burg.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.070268869400024
array(1) { ["section"]=> string(77) "emerim-i-bujshem-ja-detyra-qe-merr-prokurorja-e-hekurt-e-dosjes-tahiri-129899" }