Emërime me “mik” në Universitetin e Shkodrës, injorohet fituesi me vota të plota

Publikuar tek: aktualitet, më 13:00 17-01-2020 Emërime me “mik” në Universitetin e Shkodrës, injorohet fituesi me vota të plota

Një skandal ka ndodhur mes pedagogëve të Universitetit të Shkodrës dhe Ministrisë së Arsimit.

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik Peter Saraçi është shpallur fitues me vota të plota dhe ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të përcaktuara për konkurim në bordin drejtues në mars të vitit 2019, por kjo nuk ka mjaftuar pasi ministria ka emëruar dikë tjetër në vendin e tij.

I ndodhur në këtë pozitë, ai ka ankimuar këtë vendim pranë Ministrisë së Arsimit, por nuk ka marrë asnjë sqarim.

Duke mos gjetur përgjigjë ai i është drejtuar Komisionerit për Diskriminimin, i cili pasi ka parë dokumentacionin e plotë i ka dhënë të drejtë dhe ka kërkuar që pedagogut ti njihet e drejta e tij.

“Konstatimin e diskriminimit të drejtëpërdrejtë të subjektit ankues, P.S, për shkak të

“përkatësisë në një grup të veçantë”, nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të marrë masat për ndreqjen e pasojave, lidhur me vendimmarrjen e saj për përzgjedhjen e kandidaturës fituese të përfaqësuesve të

studentëve në Bordin e Administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Në referim të nenit 33, pika 11,të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, brenda 30

(tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni për këtë vendim, Ministria e Arsimit, Sportit dhe

Rinisë, të njoftojë Komisionerin, lidhur me masat e marra për zbatimin e tij.

Kundër këtij Vendimi lejohet ankim, brenda afateve ligjore, pranë Gjykatës

Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.“- thuhet në fund të vendimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022191047668457
array(1) { ["section"]=> string(84) "emerime-me-mik-ne-universitetin-e-shkodres-injorohet-fituesi-me-vota-te-plota-192356" }